POLITIKË

Artikull

Andrzej Duda: Bullgaria është kyçe për ndërtimin e boshtit evropian Veri–Jug

Hënë, 1 Qershor 2026, 16:27

Andrzej Duda

Andrzej Duda

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria zë një vend kyç në ndërtimin e boshtit të ri infrastrukturor Veri–Jug në Evropë dhe po konsolidohet si një qendër e rëndësishme për ndërlidhjen e transportit, energjisë dhe infrastrukturës digjitale mes Detit Baltik, Detit të Zi dhe Mesdheut. Vendi ka një rol strategjik në nismën “Tri Detet” dhe në forcimin e konkurrueshmërisë së Bashkimit Evropian. Kështu deklaroi ish-presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, në forumin Green Transition në Sofje. “Sofja nuk është periferi në këtë hartë. Ajo ndodhet pranë qendrës së saj. Lidhjet me Detin e Zi, Ballkanin, Turqinë dhe Lindjen e Mesme i japin Bullgarisë një vlerë të jashtëzakonshme strategjike dhe ekonomike, të cilën sapo kemi filluar ta kuptojmë”, theksoi Duda. Sipas tij, vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore po shndërrohen gradualisht në motorë të rritjes ekonomike dhe inovacionit evropian. Ai vuri në dukje se Polonia, Bullgaria dhe Rumania tashmë po afirmohen si qendra rajonale për zhvillimin teknologjik dhe tërheqjen e investimeve. Duda kritikoi gjithashtu një pjesë të politikave rregullatore të Bashkimit Evropian, të cilat, sipas tij, shpesh e vështirësojnë aktivitetin e biznesit dhe ngadalësojnë realizimin e projekteve strategjike.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova