LAJME

Artikull

Testohet sistemi BG-ALERT më 2 qershor

Martë, 2 Qershor 2026, 05:16

Testohet sistemi BG-ALERT më 2 qershor

FOTO: BG-ALERT

Madhësia e shkronjave

Më 2 qershor, nga ora 11:00 deri në 11:30, do të zhvillohet një testim kombëtar i sistemit BG-ALERT, i cili shërben për shpërndarjen e mesazheve paralajmëruese për popullsinë në rast ngjarjesh të rrezikshme, fatkeqësish natyrore, situatash emergjente dhe rasteve të tjera të jashtëzakonshme. Kjo u njoftua nga Ministria e Punëve të Brendshme e Bullgarisë.Qëllimi i testimit është verifikimi i funksionimit të sistemit. Për këtë do të përdoret kanali i posaçëm i testimit në telefonat celularë.

Ministria rikujton gjithashtu se në orën 12:00 do të aktivizohen sirenat e Sistemit Kombëtar të Paralajmërimit dhe Njoftimit të Hershëm, në kuadër të 2 Qershorit – Ditës së Hristo Botevit dhe të dëshorëve për lirinë e Bullgarisë. Kujtimi i tyre nderohet çdo vit me tingullin e sirenave në mbarë vendin.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova