Autor
Diljana Traçeva
Artikull
Hyjmë në muajin qershor duke e parë botën përmes “Syzeve Rozë”
Martë 2 Qershor 2026 13:36
Martë, 2 Qershor 2026, 13:36
FOTO: AreaB19studio
Madhësia e shkronjave
Kristina Manasieva njihet nga publiku me emrin artistik KristinSax. Ajo është këngëtare dhe autore këngësh, por para së gjithash instrumentiste. Pas një karriere të suksesshme jashtë vendit, gjatë pandemisë së COVID-19, KristinSax u kthye nga Bahreini në Bullgari dhe nisi të krijojë këngë origjinale.
Siç e tregon edhe pseudonimi i saj artistik, ajo luan në saksofon, por edhe në flaut – “dashuria e saj e parë”, instrumenti me të cilin uformua në muzikën klasike. Pikërisht flauti dëgjohet edhe në këngën e saj më të re, “Syze Rozë”, e cila publikohet si një pikë kulmore dhe vazhdim natyral i albumit të saj debutues me të njëjtin titull.
FOTO: YouTube /KristinSax
Elementi kryesor i albumit “Syze Rozë” është tingulli i saksofonit dhe i flautit – tipari më dallues i muzikës së saj. Si një nga të paktat gra saksofoniste në Bullgari, KristinSax pranon se është shumë e vështirë që muzika instrumentale të arrijë te një audiencë e gjerë. Për këtë arsye, ajo vjen tani para publikut me 11 këngë, fryt i një periudhe intensive dhe jashtëzakonisht krijuese në jetën e saj artistike.
Për vetë këngën që i dha emrin albumit, “Syze Rozë”, KristinSax thotë se ajo është shumë karakteristike dhe pasqyron në mënyrë të përkryer personalitetin e saj artistik. Nuk është rastësi që motoja e të gjithë albumit shpreh filozofinë e jetës së KristinSax: “Të shohësh jetën përmes syzeve rozë nuk është një iluzion. Është një zgjedhje.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova