FOLKLOR

Artikull

Pesë nestinarë vallëzuan mbi prush në fshatin bullgar të Stranxhës, Bëllgari

Enjte, 4 Qershor 2026, 13:16

Pesë nestinarë vallëzuan mbi prush në fshatin bullgar të Stranxhës, Bëllgari

FOTO: BNR

Madhësia e shkronjave

Në fshatin Bëllgari në malet e Stranxhës u zhvilluan lojërat tradicionale të nestinarëve, raportoi korrespondentja e BNR në Burgas, Daniella Kostadinova. Mbi 1000 bullgarë dhe turistë të huaj nga Izraeli, Greqia, Turqia, Ukraina dhe Japonia ndoqën vallëzimin mbi prush.

Nën tingujt e dramës koreografike “Nestinarka” të Marin Goleminov, pesë nestinarë – tre burra dhe dy gra – krijuan vallëzimin magjepsës që ka shndërruar këtë fshat të vogël të Stranxhës në qendrën e nestinarisë në Bullgari. Sipas traditës, ata vallëzuan duke mbajtur ikonat e Shën Konstandinit dhe Shën Elenës

Dy shenjtorët janë mbrojtësit e fshatit dhe si kisha, ashtu edhe kapela, mbajnë emrat e tyre.

Festa u shoqërua nga interpretimet e ansamblit folklorik të Jambollit “Tunxha”.


Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva