LAJME

Artikull

Po kontrollohen digat dhe shtretërit e lumenjve

Enjte, 4 Qershor 2026, 11:41

Po kontrollohen digat dhe shtretërit e lumenjve

FOTO: Ministria e Mjedisit dhe Ujërave

Madhësia e shkronjave

Ministria e Mjedisit dhe Ujërave ka nisur kontrolle të niveleve të digave dhe shtretërve të lumenjve për shkak të reshjeve intensive të pritshme, njoftoi institucioni. Qëllimi është parandalimi i rrezikut nga përmbytjet dhe garantimi i sigurisë së qytetarëve.

Po inspektohen seksione potencialisht të rrezikshme dhe po monitorohet gjendja dhe përshkueshmëria e shtratit të lumenjve, si edhe mënyra e shfrytëzimit dhe kapacitetet e lira të digave komplekse dhe me rëndësi të veçantë.

Sipas Atanas Kostadinov, zëvendësministër i Mjedisit dhe Ujërave, rezervuarët në vend janë në nivele të mira mbushjeje, por problemi i madh mbetet konsumi dhe humbja e ujit. Ai theksoi se duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë sistemeve të ujësjellës‑kanalizimeve, duke përmendur si shembull ndërmarrjen për furnizim me ujë në Jamboll(Bullgaria Juglindore), e cila raporton humbje mesatare të ujit mbi 70%.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva