LAJME

Artikull

Deputetët kufizuan kompetencat e administratorit të posaçëm tregtar të “Lukoil”

Enjte, 4 Qershor 2026, 15:24

Депутатите ограничиха правомощията на особения търговски управител на "Лукойл"

Депутатите ограничиха правомощията на особения търговски управител на "Лукойл"

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Kuvendi kufizoi kompetencat e administratorit të posaçëm tregtar të ndërmarrjeve të “Lukoil”-it në vend, duke forcuar kontrollin shtetëror mbi veprimtarinë e tij, raportoi gazetarja e BNR-së, Maria Fileva.

Me ndryshimet në Ligjin për rregullimin administrativ të veprimtarive ekonomike të lidhura me naftën dhe produktet e naftës, futet mundësia për kontroll gjyqësor mbi transaksionet disponuese që prekin pronësinë e shoqërisë, aksionet dhe pjesët, të cilat deri tani nuk mund të apeloheshin. Administratori i posaçëm tregtar do të jetë i detyruar të raportojë çdo muaj para ministrit të ekonomisë, investimeve dhe industrisë.

Zëvendëskryeministri Aleksandër Pulev shpjegoi se arsyet për zëvendësimin e administratorit të deritanishëm të posaçëm tregtar, Rumen Specov, me Evgeni Simeonov, janë komplekse.

“Evgeni Simeonov ka përvojën profesionale të nevojshme, ekspertizën dhe integritetin për të ushtruar kontroll efektiv, transparent dhe të ligjshëm mbi shoqëritë që janë pjesë e grupit ‘Lukoil’. Ai është punonjës i Ministrisë së Ekonomisë prej më shumë se 10 vitesh. Të gjithë presim një sjellje të përgjegjshme, më shumë transparencë dhe kontroll”, deklaroi ministri.


 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva