EKONOMI

Artikull

Sipas KE, Sofja nuk manipuloi të dhënat për buxhetin e shtetit për vitin 2025

Premte, 5 Qershor 2026, 15:18

Sipas KE, Sofja nuk manipuloi të dhënat për buxhetin e shtetit për vitin 2025

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Komisioni Evropian (KE) i rekomandon Bullgarisë që të përmirësojë sistemin tatimor dhe të ndryshojë taksën e sheshtë prej 10% që aplikohet mbi të gjitha të ardhurat. Në rekomandimet e dhëna në kuadër të Semestrit Evropian, KE thekson se kjo mënyrë taksimi nuk është mjaftueshëm e drejtë, sepse bën që personat me të ardhura të larta të mbajnë një barrë tatimore relativisht më të ulët krahasuar me ata me të ardhura të ulëta. Një rekomandim i ngjashëm është bërë më herët edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Sipas KE-së, të ardhurat nga taksat si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) janë dukshëm nën mesataren e Bashkimit Evropian. Kjo e kufizon aftësinë e vendit për të financuar shërbimet publike dhe investimet. Megjithatë, rekomandimet e KE-së nuk janë të detyrueshme dhe Komisioni nuk mund të ndërhyjë drejtpërdrejt në vendimet e Bullgarisë për politikën fiskale.

Në analizë thuhet gjithashtu se rritja e pagave dhe përmasa e madhe e ekonomisë informale (e ashtuquajtura ekonomi gri) kontribuojnë në rritjen e deficitit buxhetor.

Komisioni Evropian nuk e konsideron të mundshme që Bullgaria të ketë manipuluar të dhënat për buxhetin. “Eurostat kontrollon të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Procedura e verifikimit është shumë rigoroze, sidomos pas asaj që ndodhi në Greqi. Nuk ka arsye të mendohet se të dhënat janë të pasakta”, thuhet në dokument.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova