LAJME

Artikull

Gëllëb Donev: Masat për uljen e deficitit duhet të jenë afatgjata

Premte, 5 Qershor 2026, 16:04

Gëllëb Donev

Gëllëb Donev

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Komisioni Evropian do të vazhdojë me vendosmëri procedurën për shpalljen e tepricës së deficitit të Bullgarisë, deklaroi Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave Gëllëb Donev gjatë kontrollit parlamentar. Procedura ka nisur pas analizës së shpenzimeve neto për vitin e kaluar, në të cilën ka një dallim të pjesshëm midis llogaritjeve të Ministrisë së Financave dhe të Komisionit Evropian.

Raporti pritet të paraqitet për mendim në Komitetin Ekonomik dhe Financiar. Hapi i fundit do të jetë vendimi i Këshillit të BE‑së nëse vendi ynë do të vendoset zyrtarisht në procedurë për tepricë deficiti.

Nëse procedura aktivizohet, Komisioni Evropian do të kërkojë nga Bullgaria masa konkrete për kufizimin e deficitit, tha më tej zëvendëskryeministri. Një prej tyre është që shpenzimet neto të ulen me 0,5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ministri shtoi se do të kërkohet kufizim i shpenzimeve dhe analizë e strukturës së shpenzimeve buxhetore.

“Struktura e pjesës së shpenzimeve të buxhetit tonë nuk është shumë e mirë. Rreth 76% janë shpenzime për paga, pagesa sociale dhe pensione, ndërsa vetëm rreth 24% janë shpenzime investuese”, njoftoi Gëllëb Donev. Sipas tij, qeveria do të duhet të propozojë masa afatgjata për kufizimin e deficitit buxhetor, të cilat të jenë në përputhje me rekomandimet e KE‑së.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva