Artikull
Në Brunate do të shënohet 114-vjetori i vdekjes së poetit Penço Sllavejkov
Hënë 8 Qershor 2026 05:08
Hënë, 8 Qershor 2026, 05:08
Monumenti i Penço Sllavejkovit në Brunate
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Milano, Shoqata Bullgaro-Italiane “Penço Sllavejkov” dhe Bashkia e Brunate-s në Itali drejtuan një ftesë për kremtimin solemn të 114-vjetorit të vdekjes së poetit bullgar Penço Sllavejkov. Veprimtaria do të zhvillohet më 10 qershor në Bibliotekën e Brunate-s, njofton Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Milano në faqen e saj në Facebook.
Basoreliev në fasadën e shtëpisë në Brunate, ku ka jetuar Penço Sllavejkov
FOTO: BNR
Ceremonia solemne do të nisë në orën 10:30 sipas orës lokale, me fjalime zyrtare nga të ftuarit e nderit dhe vendosje kurorash e lulesh pranë monumentit të Penço Sllavejkovit. Pas kësaj do të mbahet një ligjëratë në kujtim të poetit.
Shtëpia në Brunate, ku ka jetuar Penço Sllavejkov
FOTO: BNR
Në fund të jetës së tij, Sllavejkov u largua nga Bullgaria dhe jetoi në Itali. Ditët e tij të fundit i kaloi në qytetin e vogël Brunate, pranë liqenit të Komos, ku edhe ndërroi jetë në vitin 1912. Sot aty ndodhet busti i tij përkujtimor. Për shkak të lidhjes së fortë të Sllavejkovit me Italinë, monumente të tij janë vendosur edhe në Romë dhe në Milano, ku në një park ndodhet një stol me figurën e poetit.
Lexoni më shumë:
- Penço Sllavejkov është ndër poetët e parë të Bullgarisë moderne
- Bullgarët në Italinë Veriore popullarizojnë historinë vendase dhe kontributin e fisit Sllavejkov
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova