LAJME

Artikull

Bullgaria nuk do të dërgojë më armë për Ukrainën

Martë, 9 Qershor 2026, 15:36

Bullgaria nuk do të dërgojë më armë për Ukrainën

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Bullgaria nuk planifikon të furnizojë më Ukrainën me armë. Këtë e deklaroi ministri i mbrojtjes, Dimitër Stojanov, gjatë një konference për shtyp në Ministrinë e Mbrojtjes, ku prezantoi prioritetet e mandatit të tij dhe ekipin drejtues. “E kemi bërë të qartë se lufta në Ukrainë nuk mund të zgjidhet në fushën e betejës. Po shohim një luftë pozicionesh dhe, pavarësisht sasisë së armëve që grumbullohen, rezultati është vetëm humbja e jetëve njerëzore”, tha ai. Sipas Stojanovit, ka ardhur koha që palët të ulen në tryezën e negociatave dhe të kërkojnë një paqe të drejtë, e cila duhet të përcaktohet nga vetë palët në konflikt. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e rolit të Bashkimit Evropian në këtë proces.

Ministri nënvizoi se Bullgaria nuk parashikon të ofrojë armë të tjera për ushtrinë ukrainase. Stojanov bëri të ditur gjithashtu se qeveria hartoi një plan për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes deri në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2030. Sipas tij, 3,5% do të shkojnë për shpenzime të drejtpërdrejta ushtarake, ndërsa 1,5% për fusha të lidhura me mbrojtjen, si infrastruktura, siguria kibernetike dhe projekte të tjera. Ai shtoi se do të përshpejtohen edhe projektet për modernizimin e Forcave të Armatosura të Bullgarisë.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova