SHOQËRI

Artikull

Mbi 150 nxënës bullgarë nisen për një kamp hapësinor sipas modelit të NASA-s

Martë, 9 Qershor 2026, 16:04

Mbi 150 nxënës bullgarë nisen për një kamp hapësinor sipas modelit të NASA-s

FOTO: Qendra për Mësim Kreativ

Madhësia e shkronjave


Gjithsej 150 të rinj të dalluar bullgarë, të moshës nga 11 deri në 15 vjeç, po përgatiten të marrin pjesë në Kampin Ndërkombëtar Hapësinor Space Camp në Izmir të Turqisë. Gjatë kësaj vere, ata do të ndjekin trajnime intensive në fushën e shkencës dhe teknologjisë, të cilat simulojnë përgatitjen reale të astronautëve.

FOTO: Qendra për Mësim Kreativ

Përzgjedhja për pjesëmarrje ishte mjaft konkurruese. Mbi 300 fëmijë nga e gjithë Bullgaria aplikuan duke paraqitur ese origjinale të shkruara prej tyre dhe më pas iu nënshtruan intervistave të detajuara. Nga kandidatët e përzgjedhur, 10 nxënës fituan bursa të plota që mbulojnë 100% të kostove, 10 të tjerë përfituan mbështetje financiare prej 75%, 22 nxënës përfituan financim prej 50%, ndërsa 43 kandidatë morën bursa të pjesshme.

FOTO: Qendra për Mësim Kreativ

Gjatë kampit, pjesëmarrësit do të konkurrojnë për medalje me bashkëmoshatarë nga vende të ndryshme të botës.

Lajmi u bë i ditur nga Qendra për Mësim Kreativ, partner zyrtar i Kampit Ndërkombëtar Space Camp që prej vitit 2003.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova