POLITIKË

Artikull

Opozita kritikon heqjen dorë nga ndihma ushtarake për Ukrainën

Mërkurë, 10 Qershor 2026, 09:17

Nikollaj Denkov

Nikollaj Denkov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Deklarata e ministrit të mbrojtjes se Bullgaria nuk do të ofrojë më ndihmë ushtarake për Ukrainën ngre pyetje për parashikueshmërinë e politikës së jashtme bullgare, për besueshmërinë e Bullgarisë si aleate dhe për mbrojtjen e interesit kombëtar bullgar. Kjo thuhet në një qëndrim të grupit parlamentar të GERB‑SDS, njofton BTA. 

“Kushtetuta është e qartë. Një ministër nuk mund, me një deklaratë publike, të ndryshojë ose të zhbëjë një vendim të parlamentit”, thuhet në dokument. 

Në një qëndrim drejtuar mediave, “Bullgaria Demokratike” e cilëson heqjen dorë nga ndihma për Kievin si “një gabim strategjik që prek drejtpërdrejt sigurinë e Bullgarisë”. “Ndihma ushtarake për Ukrainën nuk është bamirësi. Ajo është një investim për ta ndalur Putinin sa më larg kufijve të BE‑së”, shton koalicioni. 

Kryetari i grupit parlamentar të “Po e Vazhdojmë Ndryshimin”, Nikollaj Denkov, njoftoi se ka paraqitur një pyetje për kryeministrin Rumen Radev, për të sqaruar se cila është saktësisht pozita e qeverisë bullgare për çështjen e ndihmës për Ukrainën. “A duhet që, nëse Bullgaria sulmohet nga një agresor, të dorëzohemi menjëherë që të ketë ‘paqe të drejtë dhe të qëndrueshme’?”, pyet gjithashtu Denkov.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva