Artikull
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut është në Sofje
Mërkurë 10 Qershor 2026 13:26
Mërkurë, 10 Qershor 2026, 13:26
Timço Mucunski
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
“Gjithmonë them se interesi
i përbashkët i Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është të ecim përpara në
rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE. Të dyja shtetet kanë shumë për të
fituar nga kjo”, deklaroi Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço
Mucunski. Ai ndodhet në Sofje për takimin e Procesit të Bashkëpunimit të
Evropës Juglindore, njofton BTA.
“Dua të siguroj se kemi
qëllimet më pozitive për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të
bashkëpunojmë në ekonomi, të bashkëpunojmë në arsim”, theksoi diplomati.
“Besoj se të gjitha këto
ngjarje të viteve të fundit i ndajnë artificialisht popujt e dy shteteve. Ajo
që është e rëndësishme është të kemi një vështrim drejt së ardhmes, të mos
fokusohemi te çështjet e së kaluarës – çështje të identitetit, historisë dhe gjuhës,
sepse kemi një të ardhme që duhet të na bashkojë”, tha Mucunski.
“Duhet të jemi të sinqertë, besimi në procesin e zgjerimit varet nga zbatimi. Meritat duhet të kenë rëndësi. Detyrimet duhet të respektohen. Ballkani Perëndimor ka nevojë për një rrugë evropiane të bazuar në rezultate, jo në shtyrje të vazhdueshme”, shtoi Mucunski, i cituar nga BGNES.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva