Artikull
Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë Velisllava Petrova:
Shqipëria është mike dhe partnere e besueshme e Bullgarisë
Mërkurë 10 Qershor 2026 14:09
Mërkurë, 10 Qershor 2026, 14:09
FOTO: mfa.bg
Madhësia e shkronjave
Ministrja
e Punëve të Jashtme, Velisllava Petrova, zhvilloi një takim dypalësh me
homologun e saj shqiptar, Ferit Hoxha, në kuadër të takimit të ministrave të
jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, që po mbahet sot në
Sofje, njoftoi MPJ.
Ministrja
Petrova theksoi se Shqipëria është mike dhe partnere e besueshme e Bullgarisë
në NATO dhe në rajon. Të dy u shprehën të një mendimi se qëllimi i përbashkët
është që dialogu aktiv politik të shndërrohet në bashkëpunim edhe më të
orientuar drejt rezultateve në fusha si lidhshmëria, energjetika, turizmi,
ekonomia dhe arsimi. Çështja e pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri ishte
gjithashtu ndër temat e diskutuara.
Në qendër të bisedës ishte edhe integrimi evropian i Shqipërisë. Sipas kryediplomates bullgare, Shqipëria mund të mbështetet te përkrahja e qëndrueshme e Bullgarisë për përfundimin sa më të shpejtë të procesit të anëtarësimit në BE.
Dy ministrat ndanë të njëjtin vlerësim për rëndësinë strategjike të Korridorit VIII, si dhe për rolin udhëheqës të Bullgarisë dhe Shqipërisë në përshpejtimin e realizimit të tij. Në kuadër të dialogut u diskutua edhe Konferenca Ndërkombëtare për Korridorin VIII, e cila do të mbahet në Sofje në tetor 2026.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva
- #bullgarët në Shqipëri
- #bashkëpunim
- #minoriteti bullgar në Shqipëri
- #Bullgari
- #ministra të jashtëm
- #anëtarësim në BE
- #bashkëpunim dypalësh
- #Shqipëri
- #Vellisllava Perova
- #Ferit Hoxha
- #procesi i bashkëpunimit të Evropës Juglindore
- #takimi i ministrave të jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore