LAJME

Artikull

Nga Kievi pritet që bashkëpunimi ushtarak të vazhdojë mbi bazë tregtare

Georgi Tihi

Georgi Tihi

FOTO: AP/BTA

Madhësia e shkronjave

Ukraina nuk merr ndihmë ushtarake falas nga Bullgaria, por zhvillon një bashkëpunim reciprokisht të dobishëm në fushën e mbrojtjes dhe pret që ai të vazhdojë. Këtë e deklaroi Georgi Tihi, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, transmeton BTA duke iu referuar Ukrinform.

Sipas Tihit, Ministria e Jashtme e Ukrainës pret që ky bashkëpunim të vazhdojë, pasi ai është i dobishëm edhe për kompanitë bullgare, të cilat mund të rrisin prodhimin dhe të gjenerojnë të ardhura përmes këtij partneriteti.

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes Dimitër Stojanov nuk dha një përgjigje të qartë para komisionit parlamentar përkatës nëse Bullgaria do të vazhdojë të marrë pjesë në mekanizmin PURL për mbështetje ushtarake të Ukrainës përmes blerjes nga shtetet evropiane të armëve amerikane, njofton BGNES.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva