Artikull
Kryeministri theksoi kategorikisht se Sofja ndalon ndihmën ushtarake për Kievin
Mërkurë 10 Qershor 2026 11:17
Mërkurë, 10 Qershor 2026, 11:17
Kryeministri Rumen Radev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qeveria ndërpret ofrimin e armatimit nga ushtria bullgare për Ukrainën. Këtë e deklaroi Kryeministri Rumen Radev në fillim të mbledhjes së qeverisë.
“Ne tashmë kemi dhënë mjaftueshëm, vendi ynë vazhdon të pësojë dëme socio‑ekonomike nga kjo luftë e përgjakshme. Jemi të bindur se arritja e një zgjidhjeje paqësore nuk do të bëhet me mjete ushtarake, prandaj sërish bëjmë thirrje për një qasje gjithëpërfshirëse dhe realiste dhe për kërkimin e një zgjidhjeje diplomatike”, tha Radev, i cituar nga BTA.
Sipas tij, e ardhmja evropiane e Bullgarisë nuk qëndron në “hedhjen” e më shumë mjeteve në këtë luftë.
Që kur jam ministër, tek unë nuk ka ardhur asnjë kërkesë nga pala ukrainase me kërkesa konkrete, komentoi për bTV Ministri i Mbrojtjes Dimitër Stojanov.
Sipas tij, është e vështirë që BE të jetë ndërmjetës në arritjen e një paqeje të drejtë në Ukrainë.
Nëse industria bullgare do t’i shesë armë Ukrainës, kjo është çështje e vetë industrisë bullgare dhe jo e Ministrisë së Mbrojtjes, shtoi Stojanov.
- Opozita kritikon heqjen dorë nga ndihma ushtarake për Ukrainën
- Bullgaria nuk do të dërgojë më armë për Ukrainën
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva