TURIZËM

Artikull

Optimizëm për sezonin veror turistik në Detin e Zi

Enjte, 11 Qershor 2026, 18:22

Optimizëm për sezonin veror turistik në Detin e Zi

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave


Sezoni veror turistik në bregdetin e Detit të Zi pritet të jetë sfidues, por pritshmëritë e sektorit mbeten optimiste. Kjo u deklarua nga përfaqësues të hotelierëve nga bregdeti verior dhe jugor i Detit të Zi gjatë një takimi mes biznesit, pushtetit vendor dhe ekspertëve në Burgas.

Njëra nga pjesëmarrëset, Desisllava Dimitrova, citoi të dhëna të platformësBooking.com, sipas të cilave vërehet një rënie e lehtë e rezervimeve për resortet me shërbim “all inclusive”. Nga ana tjetër, është shtuar interesi për Varna si destinacion urban dhe për resortin “Shenjtor Konstantin dhe Elena” si destinacion SPA. Ajo paralajmëroi se prania dhe dukshmëria në hapësirën online janë tashmë kusht i domosdoshëm për mbijetesën në këtë sektor, pasi mbi 40 për qind e evropianëve kërkojnë pushime me ndihmën e inteligjencës artificiale.

FOTO: BTA

Sillvia Kjoseva, bashkëpronare e një hoteli në resortin Slllënçev Brjag, theksoi se sfida kryesore mbetet ndryshimi i sjelljes së konsumatorëve. Sipas saj, pas pandemisë së COVID-19, shumë turistë i bëjnë rezervimet në momentet e fundit, gjë që kërkon një qasje më proaktive nga hotelierët.

Aeroportet në Burgas dhe Varna disponojnë infrastrukturë të modernizuar dhe janë të përgatitura për të përballuar një fluks dukshëm më të madh pasagjerësh në vitet e ardhshme, deklaroi Mihaell Rojsh. Sipas tij, të dy aeroportet renditen ndër më të përgatiturit në Evropë për sa i përket sigurisë dhe gatishmërisë operacionale.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova