Artikull
Festivali “Colors of Kyustendil” mbledh krijues grafiti nga vende të ndryshme
Premte 12 Qershor 2026 06:04
Premte, 12 Qershor 2026, 06:04
FOTO: BTA, arkiv
Madhësia e shkronjave
Për të dytin vit radhazi, krijues të grafitit do të zbukurojnë murin mbajtës përgjatë brigjeve të lumit Banshtica në qytetin Kjustendill. Festivali ndërkombëtar “Colors of Kyustendil” zhvillohet nga 12 deri më 14 qershor, me synimin për të treguar se grafiti është art dhe jo një akt vandalizmi, njoftojnë nga Departamenti bashkiak i Kulturës dhe Zhvillimit Shpirtëror.
Mes pjesëmarrësve ka emra të njohur me përvojë të gjatë në skenën e grafitit nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Italia dhe Zvicra. Të ftuar specialë do të jenë Cayo dhe Boogie nga Zvicra, si edhe dyshja bullgare me famë ndërkombëtare Arsek & Erase.
Krahas krijuesve profesionistë në artin urban, do të kenë mundësi të shfaqen edhe amatorët. Në një zonë të madhe të dedikuar, çdo adhurues i kulturës urbane do të mund të pikturojë dhe të krijojë vepra të veta.
Programi i festivalit përfshin gjithashtu punëtori krijuese për fëmijë, një konkurs për vizatim digjital, aktivitete muzikore dhe mundësi për takime e shkëmbim idesh mes krijuesve dhe publikut.
Lexoni më shumë:
- Një shkollë grafiti në Varna përmbys idetë e njerëzve për këtë lloj arti
- Sofja dhe petkat e saj të pikturuara
- Grafite bullgare zbukurojnë shkollën “Republika e Bullgarisë” në Meksikë
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova