Artikull
Nurgyl Salimova dëshiron të vazhdojë të garojë për Bullgarinë në shahun botëror
Premte 12 Qershor 2026 10:32
Premte, 12 Qershor 2026, 10:32
Nurgyl Salimova
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
Kam pasur oferta zyrtare
nga vende të tjera, të cilat i kam refuzuar. Doja të garoja për Bullgarinë, dhe
këtë e dua edhe tani. Këtë e tha për Televizionin Kombëtare Bullgar (BNT) një
nga shahistet më të mira të reja bullgare në nivel botëror, Nurgyl Salimova.
“Nëse na pezullohen të drejtat,
nuk do të kem zgjidhje tjetër. E di që disa lojtarë tashmë kanë bisedime me
federata të tjera. Për momentin unë nuk kam, por nuk është e vështirë të
ndodhë”, tha Selimova.
Ajo deklaroi se nëse nuk
zgjidhet problemi me ekzistencën e dy organizatave të shahut në vend — njëra e
njohur nga federatat botërore dhe evropiane FIDE dhe ECU, dhe tjetra nga
Ministria e Sportit të Bullgarisë — do të vendosen sanksione dhe shahistët
bullgarë do të humbasin të drejtën për të marrë pjesë në turne ndërkombëtarë.
“Mesazhi im për federatat në vend është të zgjidhin këto mosmarrëveshje sa më shpejt, sepse ne po përgatitemi për olimpiadë dhe duam të marrim pjesë. Nuk e meritojmë atë që po ndodh”, deklaroi Salimova.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva