Artikull
Lili Ivanova nis turneun e saj të fundit të madh në vitin 2026
Premte 12 Qershor 2026 18:16
Premte, 12 Qershor 2026, 18:16
Lili Ivanova
FOTO: Facebook/Lili Ivanova
Madhësia e shkronjave
Legjenda e muzikës pop bullgare, Lili Ivanova, njoftoi përmes një postimi në Facebook se në vitin 2026 do të zhvillojë turneun e saj të fundit të madh kombëtar. Koncertet do të mbahen nga qershori deri në nëntor në 13 qytete të Bullgarisë. Ajo bëri të ditur gjithashtu se gjatë vitit 2027 do të mbajë pesë koncerte ekskluzive. Turneu kombëtar do të përfshijë qytetet Gabrovo, Dobriç, Ruse, Gorna Orjahovica, Varna, Burgas, Sofje, Plovdiv, Pleven, Shumen, Haskovo, Pazarxhik dhe Jamboll.
Në vitin 2027, Lili Ivanova do të mbajë pesë koncerte ekskluzive në Sofje, Plovdiv, Varna dhe Burgas.
Sipas njoftimit të publikuar nga këngëtarja, gjatë vitit 2027 fondacioni i saj do të prezantojë projekte dhe aktivitete të reja që lidhen me veprimtarinë e saj bamirëse.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova