Autor
Diljana Traçeva
Artikull
DEEP ZONE Project hyjnë në verë me këngën “Zjarri dhe uji”
Hënë 15 Qershor 2026 05:34
Hënë, 15 Qershor 2026, 05:34
FOTO: Facebook/DEEP ZONE Project
Madhësia e shkronjave
Pionierët e skenës bullgare të muzikës elektronike vallëzuese DEEP ZONE Project prej 15 vitesh ndërthurin në veprat e tyre motive folklorike. Në këngën e tyre më të re “Zjarri dhe uji” ata nuk bashkojnë vetëm elementet e natyrës, por edhe tinguj e elemente të traditës popullore – këtë herë për herë të parë të krijuara nga vetë ata, siç tregon DJ Dian Solo nga grupi:
FOTO: YouTube/@DeepZoneProject
“Ne donim të krijonim melodinë tonë, tekstet tona, t’i ndërthurim në mënyrën tonë, ashtu siç i ndiejmë. T’i bashkojmë dy elementet e natyrës – zjarrin dhe ujin – në një këngë, dhe të lindë diçka vërtet shumë e bukur. Gjëja tjetër që donim të bënim ishte të përzienim instrumente tradicionale autentike bullgare të folklorit, si fyelli, ka edhe daulle, kitaristi ynë Dani Dimitrov këtu luan edhe në tambura… Në këngë dëgjohet edhe një kor popullor femëror. Pra ky hibrid është vërtet diçka shumë e bukur dhe është një këngë moderne, bashkëkohore bullgare vallëzuese me elemente folklorike”, tregon DJ Dian Solo.
FOTO: YouTube/@DeepZoneProject
Videoja e këngës, në të cilën shihen edhe nestinarë (vallëtarë mbi prush) që hyjnë në zjarr nën shi, vizualizon bashkimin e këtyre elementeve të natyrës – zjarrit dhe ujit. Në skenën e fundit shfaqet edhe vajza e vogël e Eva-Maria – këngëtares së DEEP ZONE Project – e veshur me një kostum tradicional. Ajo përcjell mesazhin se, kur bashkohen zjarri dhe uji, lind ajo dashuri e bukur, e vërtetë dhe e pastër, të cilën muzikantët e grupit dëshirojnë t’ua përcjellin brezave të ardhshëm.
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova