Artikull
Presidentja hapi Kampionatin Botëror për sportistët me Sindromën Daun
Hënë 15 Qershor 2026 09:32
Hënë, 15 Qershor 2026, 09:32
FOTO: Presidenca
Madhësia e shkronjave
Sofja është kryeqyteti i guximit, buzëqeshjes dhe mundësive të pafundme njerëzore. Këtë e tha presidentja Iliana Jotova gjatë hapjes së Kampionatit Botëror për sportistët me Sindromën Daun, njoftoi zyra e shtypit e presidencës.
Rreth 400 sportistë nga 27 vende do të marrin pjesë në këtë garë, e cila zhvillohet nën patronazhin e presidentes dhe do të zgjasë nga 15 deri më 19 qershor. Bullgaria do të përfaqësohet nga 20 sportistë që do të garojnë në pesë disiplina: atletikë, gjimnastikë sportive, gjimnastikë ritmike, tenis dhe ping-pong.
Sipas presidentes, ky kampionat është shumë më tepër sesa një garë për medalje. Ai është një festë e forcës së shpirtit dhe një fitore ndaj izolimit, paragjykimeve dhe vetmisë. “Thonë se ju jeni djemtë dhe vajzat e buzëqeshjes”, u tha presidentja sportistëve me Sindromën Daun, duke theksuar se buzëqeshja e tyre ndriçon si dielli më i fortë në zemrat dhe shpirtin e tyre.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova