Artikull
Studentë nga pesë kontinente studiojnë mjekësi në Sofje
Hënë 15 Qershor 2026 17:12
Hënë, 15 Qershor 2026, 17:12
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Universiteti i Mjekësisë në Sofje vazhdon të tërheqë studentë nga pesë kontinente – Evropa, Azia, Afrika, Amerika e Veriut dhe Amerika e Jugut. Sipas të dhënave të institucionit arsimor, të cituara nga BTA, në fund të vitit akademik 2025/2026 aty studiojnë 3315 studentë të huaj nga 71 shtete, prej të cilëve 2026 janë shtetas të BE‑së.
Ata studiojnë në programet “Mjekësi”, “Stomatologji” dhe “Farmaci”, ku interesi më i madh është për dy të parat.
Pranimi i kandidatëve bëhet në përputhje me kapacitetin e përcaktuar nga Agjencia Kombëtare për Vlerësim dhe Akreditim (NAOA), ndërsa numri i studentëve ndryshon lehtë gjatë viteve rreth shifrës së miratuar.
Faktorët kryesorë për zgjedhjen e universitetit janë reputacioni i diplomës, trajnimi i hershëm klinik dhe mundësitë për kërkime shkencore.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva