Artikull
Ambasada bullgare pyet pse policia e Shkupit mbeti pasive gjatë zjarrvënies
Martë 16 Qershor 2026 08:36
Martë, 16 Qershor 2026, 08:36
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Dënoj kategorikisht zjarrvënien ndaj automjeteve diplomatike të Ambasadës Bullgare nëShkup. Ky nuk është një akt i zakonshëm kriminal, por një sulm i papranueshëm kundër një misioni diplomatik, i cili vë në pikëpyetje aftësinë e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për të garantuar sigurinë e përfaqësive të huaja diplomatike në përputhje me detyrimet e tyre ndërkombëtare. Kjo thuhet në qëndrimin e Presidentes Ilijana Jotova. Është shqetësuese që ky incident ndodh në sfondin e një retorike antibullgare që vazhdon prej kohësh dhe një atmosfere jotolerante, e cila për vite me radhë mbetet pa reagimin e nevojshëm institucional. Veprime të tilla nuk lindin në vakum – ato janë pasojë e drejtpërdrejtë e nxitjes së urrejtjes dhe pandëshkueshmërisë, shton kreu i shtetit, e cituar nga BTA.
Ndërkohë, zjarrvënësi që në mesditën e 15 qershorit dogji dy makina diplomatike para ambasadës bullgare në Shkup, është arrestuar nga policia, njoftuan autoritetet maqedonase. Bëhet fjalë për I.D., 44‑vjeçar, nga Shkupi.
Ambasada bullgare në Maqedoninë e Veriut pyeti zyrtarisht Shkupin nëse edhe këtë herë autori do të shpallet hero, njofton BGNES. Para godinës së misionit diplomatik ka një post policor me punonjës të Maqedonisë së Veriut. As gjatë sulmit, as pas tij nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e tyre. Pikërisht para tre vitesh – më 4 qershor 2022 – u dogj klubi kulturor bullgar “Ivan Mihajllov”. Autori, këngëtari Lambe Alabakovski, nuk u arrestua, por vetë u paraqit para autoriteteve. Ai mori një dënim me kusht prej 6 muajsh për zjarrvënien, por më pas u shndërrua në një nga figurat e protestave në Shkup, të organizuara nga kryeministri i tanishëm Hristijan Mickoski, i cili atëherë ishte lider i opozitës. Alabakovski fliste nga tribuna e protestave dhe publikisht digjte pankarta me mbishkrimin “Propozimi francez”, duke e paraqitur atë si “fashist”. Kjo ndodhte para syve dhe me miratimin e vetë Mickoskit, thuhet më tej në qëndrimin e përfaqësisë bullgare.
Në një intervistë për TV ALSAT-M, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, e dënoi ngjarjen.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
- Një platformë e re dokumenton shkeljet sistematike kundër bullgarëve në Maqedoninë e Veriut
- Një bullgar u dënua në Maqedoninë e Veriut për citimin e Ivan Mihajllov
- Pas Ljupço Georgievskit, prokuroria maqedonase sulmoi edhe një bullgar tjetër, Dragi Karovin
- Organizata e emigrantëve alarmon BE-në për procesin kundër bullgarëve në Manastir
- Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir
- Maqedonia e Veriut mbyll një klub të dytë bullgar
- Autoritetet në Shkup e mbyllën klubin bullgar “Ivan Mihajllov” në Manastir
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva
- #zjarr
- #krim
- #bullgarët në Maqedoninë e Veriut
- #minoritet kombëtar
- #kriminel
- #Hristijan Mickoski
- #Ilijana Jotova
- #urrejtje etnike
- #Ambasada Bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut
- #akt kriminal
- #Lambe Alabakovski
- #klubi kulturor bullgar "Ivan Mihajllov"
- #minoriteti bullgar në Maqedominë e Veriut
- #post policor
- #"Propozimi francez"