Artikull
Shoqatat bullgare në Maqedoninë e Veriut dënuan sulmin në Shkup
Martë 16 Qershor 2026 09:29
Martë, 16 Qershor 2026, 09:29
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Pas
djegies së dy automjeteve para ambasadës bullgare në Shkup, pasuan reagime nga
shoqatat bullgare në Maqedoninë e Veriut, transmeton portali tribuna.mk.
“Djegia
e automjeteve para misionit diplomatik bullgar në Shkup është më shumë se një
akt kriminal. Ajo është pasojë e drejtpërdrejtë e viteve të nxitjes së
urrejtjes antibullgare, papërgjegjësisë politike dhe demonizimit sistematik të
Bullgarisë dhe bullgarëve”, thuhet në reagimin e Ljupço Georgievskit,
drejtues i klubit kulturor bullgar të ndaluar “Ivan Mihajllov” në Manastir.
“Ndërsa
zyrtarët shtetërorë flasin për vlera evropiane, në praktikë krijohet një
atmosferë në të cilën sulme të tilla bëhen të mundshme. Kur urrejtja tolerohet,
ajo kalon pashmangshëm nga fjalët në vepra. Ky rast ështënjë
dëshmi e re për nevojën e presionit të vendosur ndërkombëtar dhe evropian ndaj
një regjimi që gjithnjë e më shumë shfaq sjellje antievropiane dhe riprodhon
praktika që Evropa duhej t’i kishte lënë pas. Presim zbulimin dhe ndëshkimin e
menjëhershëm të autorëve. Çdo vonesë ose tentativë për minimizim do të kuptohet
si inkurajim i heshtur i dhunës antibullgare. Sulmi është kundër shtetit
bullgar, kundër vlerave evropiane dhe kundër të drejtës së bullgarëve në
Maqedoninë e Veriut të jetojnë të lirë dhe me dinjitet. Mjaft. Evropa duhet të hapë
sytë”, thuhet në reagimin e Georgievskit.
“Le
t’u besojmë institucioneve se do ta gjejnë fajtorin. Le të ruajmë
gjakftohtësinë dhe arsyen. Të mos hedhim benzinë në zjarr. Shpresoj që kjo
marrëzi të ndalet”, shkroi Dobre Mitrev, drejtues i shoqatës “Korridori
Ballkanik” nga Kavadarci, në rrjetin social Facebook.
Sulmi
i fundit kundër Ambasadës Bullgare në Shkup është vazhdimësi e fjalëve të
pafund të urrejtjes kundër Bullgarisë dhe bullgarëve. Zoti i bekoftë Bullgarinë
dhe bullgarët kudo që janë, thuhet në reagimin e shoqatës “Valët e Perlave”
nga Ohri.
“Djegia e automjeteve para Ambasadës Bullgare në Shkup nuk duhet të konsiderohet incident i izoluar. Prej vitesh në Maqedoninë e Veriut krijohet atmosferë jotolerante ndaj njerëzve me identitet bullgar. Një pjesë e elitës politike preferon ta përdorë temën e Bullgarisë dhe bullgarëve për qëllime të brendshme politike, në vend që të punojë për reforma reale dhe zhvillim evropian. Sulmet ndaj klubeve kulturore bullgare, dhuna ndaj meje dhe qytetarëve të tjerë, presioni gjyqësor ndaj atyre që deklarojnë hapur identitetin e tyre bullgar, tregojnë një prirje shqetësuese. Edhe më shqetësuese është mungesa e reagimit të qartë dhe të menjëhershëm në shumë raste, gjë që krijon ndjenjë pandëshkueshmërie. Kur gjuha e urrejtjes tolerohet dhe autorët nuk marrin dënim të drejtë, fenomene të tilla vazhdojnë të përsëriten. Prandaj është koha që institucionet të tregojnë se ligji vlen për të gjithë dhe se të drejtat e çdo qytetari do të mbrohen, pavarësisht identitetit të tij kombëtar. Vlerat evropiane kërkojnë jo vetëm fjalë, por veprime reale kundër urrejtjes, dhunës dhe diskriminimit”, thuhet në deklaratën e Kristian Pendikov, ish‑sekretar i klubit të ndaluar “Mbreti Boris III” në Ohër.
Shoqata “DELO SKOPIE”
(VEPRA E SHKUPIT) e dënon kategorikisht
zjarrvënien e automjeteve diplomatike para ambasadës së Bullgarisë. “Kjo është
zjarrvënie si kundër shtetit bullgar, ashtu edhe kundër bullgarëve në
Maqedoninë e Veriut. Kur gjuha e urrejtjes është e përhapur në hapësirën
mediatike dhe e mbështetur nga qeveria e VMRO‑DPMNE‑së, pasojat janë akte të
tilla vandale dhe kriminale. Shpresojmë në reagim të shpejtë nga Ministria e
Punëve të Jashtme të Bullgarisë”, thuhet në deklaratë.
Shoqata “Shemeto” e dënon kategorikisht aktin vandal, i cili nuk premton asgjë të mirë për dy shtetet sovrane dhe të ndërlidhura, dhe apelon që rasti të sqarohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe autori të mbahet përgjegjës.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva
- #zjarr
- #krim
- #minoritet
- #pakicë
- #bullgarët në Maqedoninë e Veriut
- #Ljupço Georgievski
- #Maqedonia e Veriut
- #minoriteti bullgar në Maqedominë e Veriut
- #shoqatat bullgare në Maqedoninë e Veriut
- #Dobre Mitrev
- #shoqata "Vala e Perlave"
- #shoqata e ndaluar "Ivan Mihajllov"
- #shoqata "Korridori Ballkanik"
- #Kavadarci
- #Kristian Pendikov
- #klubi i ndaluar "Mbreti Boris III"
- #shoqata "VEPRA E SHKUPIT"
- #shoqata "Shemeto"