LAJME

Artikull

PE nuk lejoi Shkupin të rishikojë marrëveshjen me Bullgarinë

Enjte, 18 Qershor 2026, 11:42

PE nuk lejoi Shkupin të rishikojë marrëveshjen me Bullgarinë

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Parlamenti Evropian (PE) hodhi poshtë amendamentin e tretë të diskutueshëm për heqjen e paragrafit të famshëm 73 nga raporti për progresin e Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian për vitin 2025.

Paragrafi 73 kërkon që Komisioni i përbashkët historik midis Sofjes dhe Shkupit të arrijë rezultate të qarta dhe të prekshme, duke u mbështetur vetëm në burime dhe dokumente historike objektive, autentike dhe të provuara, në përputhje me Protokollin e Dytë të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë. Në dokument mbetet edhe formulimi për historinë e përbashkët të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Teksti përfundimtar i rezolutës u miratua me 411 vota “pro”, 120 “kundër” dhe 120 “abstenim”.

PE shprehu keqardhje për mungesën e progresit të Shkupit, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, reformës gjyqësore dhe luftës kundër korrupsionit, dhe theksoi se, për të filluar negociatat për anëtarësim në BE, Shkupi duhet të përfshijë bullgarët në kushtetutën e vendit.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva