Artikull
Sipas kryeministrit Rumen Radev, BE po zhvillon një kryqëzatë kundër Rusisë
Enjte 18 Qershor 2026 14:12
Enjte, 18 Qershor 2026, 14:12
Rumen Radev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Nuk do të lejohen sanksione kundër Rusisë që ndikojnë negativisht në ekonominë bullgare. Këtë e deklaroi para gazetarëve në Sofje kryeministri Rumen Radev, disa orë para nisjes për samitin e BE‑së, ku do të diskutohet paketa e 21‑të e masave të unionit për frenimin e agresionit rus në Ukrainë. “Do të mësoni sot se si do të votojë Bullgaria, pasi të diskutoj të gjitha detajet me kolegët e mi nga BE‑ja”, shtoi Radev, i cituar nga BTA.
“Kjo luftë prej kohësh ka dalë nga llogoret dhe është shtrirë mbi ekonominë, energjetikën, sportin, kulturën, e tani po fillon të prekë edhe fenë. Mendoj se koha e kryqëzatave ka përfunduar”, tha Radev. “Çfarë mesazhi japim kur i zgjerojmë sanksionet dhe luftën edhe mbi fenë? A e kuptojmë se ku na çon kjo?”, pyeti kryeministri.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva