Artikull
Rënie e ndërtimit në Bullgari në sfondin e Bashkimit Evropian
Shtunë 20 Qershor 2026 06:55
Shtunë, 20 Qershor 2026, 06:55
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Sektori i ndërtimit është një tregues i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të çdo shteti. Të dhënat e Eurostat-it për prillin 2026 tregojnë se prodhimi ndërtimor në Bashkimin Evropian rritet me 0.8% në bazë mujore, ndërsa në eurozonë – me 0.6%.
Për të njëjtën periudhë, Bullgaria regjistron një rënie të lehtë prej 0.1%, gjë që e vendos ndër vendet me dinamikë më të dobët afatshkurtër.
Georgi Shopov
FOTO: BNR
Sipas Georgi Shopov, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Ndërtuesve, qytetet bullgare disponojnë një potencial të konsiderueshëm për ndërtim të ri. Arsyeja kryesore është rritja e kërkesës për banesa, e mbështetur nga rritja e të ardhurave të popullsisë. Sipas tij, një pjesë e madhe e fondit të banesave është e vjetruar dhe ka nevojë për rinovim ose zëvendësim me ndërtesa të reja.
FOTO: BGNES
Përveç kësaj, Shopov thekson procedurat administrative si një sfidë serioze për sektorin. Vonesat në lëshimin e lejeve të ndërtimit kufizojnë ofertën e banesave të reja dhe ndikojnë në çmimet e tregut.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
- Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari në vitin 2026
- Efikasiteti energjetik i ndërtesave: (pa)mundësia bullgare dhe standardet e reja evropiane
Redaktoi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva