Artikull
Bullgaria nuk vendosi veto ndaj sanksioneve të reja të BE‑së kundër Rusisë
Kryeministri Rumen Radev u takua me Presidentin Volodimir Zelenski në Bruksel
Premte 19 Qershor 2026 09:38
Premte, 19 Qershor 2026, 09:38
FOTO: Këshilli i Ministrave
Madhësia e shkronjave
Kryeministri Rumen Radev dhe Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u takuan në Bruksel. Të dy diskutuan potencialin për partneritet industrial dhe shkëmbim teknologjik midis Bullgarisë dhe Ukrainës për prodhimin e dronëve, sipas një deklarate të lëshuar pas takimit të tyre dypalësh, raporton BTA.
Në të njëjtën kohë, Bullgaria nuk kundërshtoi zgjatjen e të gjitha sanksioneve të vendosura deri më tani kundër Rusisë, sipas përfundimeve të miratuara për Ukrainën nga udhëheqësit evropianë.
Gjatë takimit me Presidentin Zelenski u theksua gjithashtu roli kyç i Bullgarisë në sigurimin e sigurisë energjetike në rajon, duke përfshirë furnizimin me gaz natyror, prodhimin dhe transmetimin e energjisë elektrike.
FOTO: BTA
Para forumit, Radev tha se Bullgaria do të vërë veton ndaj paketës së 21-të të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë nëse Patriarku i Moskës Kirill nuk hiqet prej saj dhe nëse sanksionet kundër “Lukoil” pengojnë punën e “Neftohim” në Burgas.
BE-ja ka zgjatur sanksionet e saj ekonomike kundër Rusisë për herë të parë jo me 6, por me 12 muaj. Ndalimi i importit të naftës bruto ruse nga deti gjithashtu mbahet në fuqi, raporton BGNES.
Takimi i udhëheqësve të BE-së vazhdon të premten, më 19 qershor.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva