Artikull
Bullgaria zgjidhet anëtare e Komitetit të UNESCO-s për Trashëgiminë Jomateriale
Premte 19 Qershor 2026 12:37
Premte, 19 Qershor 2026, 12:37
FOTO: mfa.bg
Madhësia e shkronjave
Asambleja e Përgjithshme e shteteve palë të Konventës së UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale mbështeti me shumicë të madhe zgjedhjen e Bullgarisë si anëtare e Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale për periudhën 2026–2030, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Votimi u mbajt në Paris në sesionin e 11-të të asamblesë, ku vendi mori numrin më të madh të votave midis kandidatëve nga rajoni i tij.
Ministria e Punëve të Jashtme thekson se Bullgaria është tradicionalisht ndër pjesëmarrësit aktivë në UNESCO. Falë përpjekjeve të vazhdueshme të vendit, në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit janë përfshirë zakonet nestinarsvo, Surva, Martenica, Festivali i Koprivshticës dhe ngjarje të tjera. Në Bullgari ndodhet gjithashtu Qendra Rajonale për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Evropën Juglindore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva