POLITIKË

Artikull

Reagime pas deklaratës së kryeministrit për veton mbi sanksionet kundër Rusisë

Kryeministri Rumen Radev

Kryeministri Rumen Radev

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

“Mbrojtja e patriarkut Kirill nuk e bën Bullgarinë më të sigurt, më të pasur, më me ndikim, më konkurruese dhe nuk i forcon pozicionet tona në Bashkimin Evropian dhe sigurinë në rajonin e Detit të Zi.” Kjo thuhet në deklaratën e grupit parlamentar të GERBSDS me rastin e deklaratës së kryeministrit Rumen Radev se Bullgaria do të vendoste veto nëse nga propozimi i Komisionit Evropian për sanksione të reja kundër Rusisë nuk hiqet patriarku rus Kirill.

Sipas koalicionit, komenti i kryeministrit krijon përshtypjen se në një moment kur Evropa po përpiqet të kufizojë instrumentet e ndikimit rus, Bullgaria ka zgjedhur të mbrojë një prej mënyrave për këtë. Deputeti Daniell Mitov kujtoi fjalët e Rumen Radevit si president disa vite më parë, se Kirill kishte ardhur në vendin tonë si udhëheqës shpirtëror, por kishte zgjedhur të largohej si politikan.

Daniell Mitov

FOTO: BGNES

“Deklarimi për veto mbi sanksionet kundër Rusisë është një gabim strategjik – Bullgaria nuk duhet të izolohet nga marrja e vendimeve në BE në një moment kaq të rëndësishëm strategjik, kur Evropa po lëviz me dy shpejtësi”, tha nënkryetari i grupit parlamentar të “Bullgarisë Demokratike”, Bozhidar Bozhanov.

Bozhidar Bozhanov

FOTO: BGNES

Sipas deputetit, nuk mund të kthejmë në arsye për një veprim të tillë strategjik një agjent të shërbimeve ruse, i cili propagandon luftë, bekon armë automatike dhe dërgon të rinj rusë në front. “Po shohim se Bullgaria po shndërrohet në Hungarinë e Orbanit”, përfundoi ai.

“Është e drejtë të vendoset veto dhe patriarku rus ose kushdo tjetër të mos sanksionohet, por më e rëndësishmja është që qeveria të vendosë veto mbi të gjithë paketën e sanksioneve që prekin interesat ekonomike bullgare”, shprehu qëndrimin e “Vëzrazhdane” Conço Ganev.

Nënkryetari i Kuvendit theksoi se në kohët e vështira në të cilat jetojmë dhe luftojmë për mbijetesë financiare, është jashtëzakonisht e rëndësishme që sanksionet kundër Rusisë të hiqen.

DPS dhe partia në pushtet “Bullgaria Progresive” nuk komentuan qëndrimin e Rumen Radevit për veton.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva