POLITIKË

Artikull

Sipas presidentes, Bullgaria mban një “kartë të artë” në BE

Hënë, 22 Qershor 2026, 09:42

Presidentja Ilijana Jotova

Presidentja Ilijana Jotova

FOTO: president.bg

Madhësia e shkronjave

Presidentja Ilijana Jotova bëri thirrje për rikthimin e pozicioneve udhëheqëse të Evropës përmes ndërtimit të një pavarësie më të madhe në fushat e sigurisë, ekonomisë dhe teknologjisë. Në një intervistë për bTV ajo theksoi se luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme kanë zbuluar dobësi serioze në reagimet dhe mbrojtjen evropiane. Ajo mbështet idenë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse evropiane, por si një shtyllë brenda NATOs dhe jo si një alternativë e saj.

Presidentja hodhi poshtë krahasimet e politikës bullgare me modelin e Hungarisë, por ishte kategorike se BEja nuk është një “klasë mësimore” ku shtetet duhet të zbatojnë verbërisht mësimet e të tjerëve.

Jotova mbështeti fuqishëm argumentet e kryeministrit kundër mundësisë që patriarku rus Kirill të përfshihet në listat e sanksioneve të BEsë.Sipas saj, përqendrimi te figura e patriarkut është përdorur nga “pjesa më e zhurmshme” e shoqërisë për të heshtur rezervat më të rëndësishme të Bullgarisë ndaj sanksioneve, të cilat prekin sigurinë kombëtare, centralin tonë bërthamor dhe “Lukoil”-in.

Sipas presidentes, Bullgaria mban një “kartë të artë” si anëtare e BEsë dhe për shkak të pozicionit të saj gjeopolitik. Për shumë vite vendi ynë ishte në periferi dhe projektet e mëdha na anashkalonin. Tani, një ditë, të gjitha korridoret e mundshme – energjetike, tokësore dhe ato të lidhura me teknologjitë e larta – do të kalojnë prej këtej, tha Jotova.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva