POLITIKË

Artikull

Rumen Radev: Mbështesim Ukrainën, por ndalojmë donacionet për Kievin

Martë, 23 Qershor 2026, 16:16

Kryeministri Rumen Radev

Kryeministri Rumen Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria vazhdon të mbështesë Ukrainën, por ka arritur kufirin e mundësive të saj për të ofruar ndihmë shtesë ushtarake dhe financiare përtej angazhimeve tashmë të marra. Këtë e deklaron kryeministri Rumen Radev në një përgjigje me shkrim, të cituar nga BGNES. “Pas 13 paketave të mbështetjes ushtarake, Bullgaria ka arritur kufirin e asaj që mund të ofrojë nga burimet e Forcave të Armatosura pa kompromentuar aftësitë për mbrojtje kombëtare”, thekson ai.

Sipas tij, ndalimi i donacioneve nga Ushtria Bullgare nuk do të thotë heqje dorë nga mbështetja në drejtime të tjera, duke përfshirë faktin se nuk prek as aktivitetin e industrisë mbrojtëse bullgare.

Kryeministri thekson se Bullgaria punon për “një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë, e bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB‑së”, duke shtuar se diplomacia duhet të ketë një rol kyç. Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të angazhohet më aktivisht në procesin e paqes.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva