Artikull
“Kujtime” – gëzimi i jetës tingëllon si një hit veror në këngën e Poli Genova
Shtunë 27 Qershor 2026 10:15
Shtunë, 27 Qershor 2026, 10:15
FOTO: arkiv personal
Madhësia e shkronjave
Pasi në fund të vitit 2025 Poli Genova u rikthye në skenën muzikore me këngën “Shpirti im”, këngëtarja vazhdon të prezantojë këngë të reja. Tani është radha e “Kujtime” – një këngë në të cilën lehtësia dhe gëzimi i jetës tingëllojnë si një hit veror.
FOTO: arkiv personal
“Kujtime” u krijua gjatë kampit krijues Sofia Songwriting Camp në vitin 2025 dhe bashkon si autorë vetë Polin me Denis Popstoev, Krisia Todorova, Preja dhe Aleksandër Kolev.
FOTO: arkiv personal
Videoklipi i këngës është frymëzuar nga një ftesë e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Sofje drejtuar Poli Genova dhe ekipit të saj – për të xhiruar jo vetëm një video, por edhe një fotosesion të veçantë në disa nga vendet më interesante të Turqisë Juglindore. Ndër lokacionet janë Mardini, Midyati dhe qyteti antik Dara, si dhe mali Nemrut – pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
FOTO: arkiv personal
Videoja ndërthuret edhe me
një fotosesion mbresëlënës, për të cilin një nga markat më prestigjioze të
modës në Paris i siguron Poli Genova veshje dizajneri. E njëjta shtëpi mode
punon me yje botërore si Madonna, Beyoncé dhe Lady Gaga, ndërsa krijimet e saj
mund të shihen edhe në serialin e njohur “Emily në Paris”. Disa nga këto veshje
janë përfshirë edhe në videoklipin e “Kujtime”, me regji dhe kamerë të Jeason Jeason
Brad Lewis.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva