LAJME

Artikull

Aeroplanët amerikanë do të largohen nga Aeroporti i Sofjes

Mërkurë, 24 Qershor 2026, 14:19

Aeroplanët amerikanë do të largohen nga Aeroporti i Sofjes

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Aeroplanët cisternë amerikanë do të largohen nga aeroporti “Vasill Levski” në Sofje deri në fund të qershorit. Qeveria është në dialog të rregullt me palën amerikane, njoftoi kryeministri Rumen Radev në fillim të mbledhjes së rregullt të qeverisë. SHBA mbeten aleati ynë strategjik në fushën e sigurisë dhe partner kyç në energjetikë, ekonomi, teknologji të larta dhe në inteligjencën artificiale. Qeveria do të vazhdojë të punojë për thellimin e këtij partneriteti, siguroi kryeministri.

Më 29 maj, qeveria zgjati deri më 30 qershor 2026 afatin e qëndrimit të aeroplanëve ushtarakë amerikanë në Bullgari.


 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva