KULTURË

Artikull

Xhaz, natyrë dhe kauzë sërish nën yjet e Pllajës së Devetashkos

Shtunë, 27 Qershor 2026, 07:00

Xhaz, natyrë dhe kauzë sërish nën yjet e Pllajës së Devetashkos

FOTO: jazzpodzvezdite.bg

Madhësia e shkronjave

Për të 12-in vit radhazi, piktoreskja Pllaja e Devetashkos është skenë nën qiell të hapur për adhuruesit e muzikës improvizuese. Festivali “Xhaz nën yje” filloi të premten (26 qershor), ndërsa sipas traditës hapja iu besua grave nga shtëpia e kulturës në fshatin Gorsko Slivovo, të cilat prezantojnë këngë popullore nga repertori i tyre, të interpretuara në stilistikë xhazi. Përjetimin unik muzikor nën yje e plotësoi kuinteti “Portela dhe Terziev”. Në bërthamën e tij janë muzikantët e rinj Petër Terziev (vokal) dhe Alejandro Portela (klarinetë bas), të cilët u njohën në konservatorin e Barcelonës dhe tani sjellin talentin e tyre në skenën e pllajës.

Petër Terziev dhe Alejandro Portela

FOTO: Facebook/Jazz nën yjet e Pllajës së Devetashkos

Programi i së shtunës premton emocione të reja – ai fillon në orën 19:30, ndërsa hyrja për të gjitha aktivitetet është falas. Organizatorët i inkurajojnë vizitorët të vijnë me fëmijë dhe madje edhe me kafshët e tyre shtëpiake. Trompetisti Venci Bllagoev do të udhëheqë aktivitete speciale “xhaz për fëmijë”, që synojnë t’i njohin më të vegjlit me magjinë e improvizimit.

Joel Lyssarides dhe Georgios Prokopiou

FOTO: Facebook/Jazz nën yjet e Pllajës së Devetashkos

Në skenë do të ngjitet një duo emocionuese pianoje dhe buzuki. Formati jo tradicional është krijuar nga pianisti suedez, fitues i shumë çmimeve, Joel Lyssarides, dhe virtuozit grek të buzukit Georgios Prokopiou. Nën qiellin e hapur bullgar do të tingëllojnë për herë të parë kompozime nga albumi i tyre “Arcs” (2024), në të cilat xhazi bashkëkohor takon muzikën greke dhe tingullin modal, duke krijuar një projekt unik crossover, tregojnë organizatorët.

FOTO: Facebook/Jazz nën yjet e Pllajës së Devetashkos

                                      Festival me kauzë dhe mikpritje

Sipas drejtoreshës së festivalit, Iva Taralezhkova, ngjarja tashmë është bërë “më e madhe” se idetë fillestare dhe është shndërruar në një festival me kauzë, i cili bashkon komunitetin dhe tërheq muzikantë nga vendi dhe jashtë tij. Të luash muzikë mes natyrës u jep artistëve hapësirë më të madhe për frymëzim.

Për vizitorët që duan të qëndrojnë gjatë gjithë fundjavës, mundësitë e akomodimit përfshijnë numrin gjithnjë në rritje të bujtinave lokale, si dhe vende të posaçme për çadra dhe autokampera.


Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski