LAJME

Artikull

Përfundoi misioni i avionëve amerikanë në Bullgari

Hënë, 29 Qershor 2026, 17:46

Përfundoi misioni i avionëve amerikanë në Bullgari

FOTO: BGNES / Arkiv

Madhësia e shkronjave

Ministri i mbrojtjes, Dimitër Stojanov, deklaroi para gazetarëve se misioni i avionëve amerikanë në Bullgari tashmë ka përfunduar. Sipas tij, dje nga Aeroporti i Sofjes "Vasill Levski" u ngrit avioni i fundit amerikan.

Shtetet e Bashkuara kërkuan që avionët e tyre ushtarakë të qëndronin në Aeroportin "Vasill Levski" deri më 30 korrik, por në muajin maj qeveria miratoi qëndrimin e tyre vetëm deri më 30 qershor, duke u dhënë aleatëve amerikanë një afat prej një muaji për të planifikuar zhvendosjen e tyre, kujton BTA.

Sot, pas vizitës në Bazën Ajrore Krumovo, ministri njoftoi gjithashtu se Forcat Ajrore janë të gatshme të marrin pjesë në misione për shuarjen e zjarreve nga ajri. Për këtë qëllim janë në dispozicion katër helikopterë "Cougar", dy helikopterë Mi-17, si dhe një avion "Spartan".

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova