Autor
Diljana Traçeva
Artikull
"Do të jem aty" – bashkëpunimi i parë në studio mes B.T.R. dhe Ljubo Kirov
Martë 30 Qershor 2026 08:09
Martë, 30 Qershor 2026, 08:09
FOTO: YouTube / BTRonline
Madhësia e shkronjave
Dy zëra të ndryshëm, por njësoj të dallueshëm dhe të dashur – ata të Atanas Penevit dhe Ljubo Kirovit – bashkohen në këngën e re "Do të jem aty". Për herë të parë në një studio regjistrimi takohen emra emblematikë të skenës bullgare të rokut dhe muzikës pop – grupi B.T.R. dhe Ljubo Kirov.
Muzikën e kompozoi Sllavço Nikollov, kitaristi i grupit, tekstin e shkroi Jana Nikollova, ndërsa orkestrimin e realizuan grupi B.T.R. dhe Antoni Georgiev, anëtar i një tjetër grupi legjendar të rokut bullgar – "Ahat".
Atanas Penev thotë se "Do të jem aty" është një këngë e menduar prej kohësh:
Atanas Penev
FOTO: BTA
“Ajo kaloi nëpër mjaft metamorfoza, përmes shumë ideve të ndryshme. Që në fillim u bë e qartë se kënga nuk do të ishte e njëjtë nëse do ta këndoja vetëm unë. Të gjithë vendosëm se kënga do të fitonte shumë më tepër nëse do të ishte me dikë tjetër. Emri i parë që na erdhi ndër mend ishte ai i Ljubo Kirovit –një rok muzikant i vërtetë. Grupi i tij i parë, “Mr. White”, ku ai ishte baterist, ishte një grup heavy metal i një stili shumë të ashpër. Më pas, kur u zhvendosën nga Pleveni në Sofje, luanin muzikë mjaft të fortë. Dhe më vonë, kur u krijua grupi “TE”, ai kaloi atë metamorfozë që e çoi në atë që është sot. Por ai gjithmonë e ka pëlqyer punën në grup dhe tingullin më të fortë.”
“Do të jem aty” del pak para fillimit të turneut kombëtar veror të B.T.R. Ai nis më 9 korrik nga Sandanski dhe do të përfundojë, sipas traditës, me një koncert të madh në Sofje më 27 nëntor.
Lexoni më shumë:
- “Fjalë pa gënjeshtra” – një këngë nga albumi i fundit “Puzzle” i formacionit B.T.R.
- “Futurofonia” – një botë e re muzikore nga Ljubo Kirov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova