EKONOMI

Artikull

BNB mblodhi mbi 94% të levave dhe stotinkave të vjetra

Brenda gjashtë muajsh u tërhoq pjesa më e madhe e parasë së vjetër nga qarkullimi

Mërkurë, 1 Korrik 2026, 13:41

BNB mblodhi mbi 94% të levave dhe stotinkave të vjetra

FOTO: Radio Vidin

Madhësia e shkronjave

Më 30 qershor 2026 përfundoi afati gjashtëmujor gjatë të cilit bankat kishin detyrimin të kryenin pa komision shkëmbimin e levës bullgare në euro për qytetarët dhe bizneset.

Sipas të dhënave të Bankës Kombëtare të Bullgarisë (BNB), u shkëmbyen në euro rreth 29.4 miliardë leva, që përbën 94.48% të kartëmonedhave dhe monedhave në leva që ishin në qarkullim në fillim të vitit 2025. Jashtë Bankës Kombëtare të Bullgarisë mbeten ende rreth 1.7 miliardë leva në kartëmonedha dhe monedha.

BNB thekson se procesi i këmbimit të monedhës kombëtare me euron u zhvillua në mënyrë të qetë dhe të organizuar, pa vështirësi në shërbimin e qytetarëve, bizneseve dhe sistemit financiar.

Sipas bankës qendrore, eurokartëmonedhat dhe euro monedhat në qarkullim kanë arritur një vlerë totale prej 8.8 miliardë eurosh, duke siguruar funksionimin normal të qarkullimit monetar dhe shërbimin efikas të ekonomisë dhe popullsisë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova