LAJME

Artikull

Komandanti Suprem i NATO-s në Evropë zhvilloi takim me kryeministrin bullgar

Premte, 3 Korrik 2026, 08:17

Rumen Radev dhe Aleksus Grinkeviç

Rumen Radev dhe Aleksus Grinkeviç

FOTO: government.bg

Madhësia e shkronjave

Kryeministri Rumen Radev zhvilloi një takim me Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin Aleksus Grinkeviç, ku u diskutuan rreziqet për sigurinë që burojnë nga konfliktet ushtarake në afërsi të Evropës, si edhe përshtatja e modernizimit të forcave të armatosura me sfidat e reja të sigurisë. Këtë e njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Në takimin e zhvilluar në Sofje morën pjesë edhe ministri i mbrojtjes, Dimitër Stojanov, dhe shefi i mbrojtjes, admirali Emill Eftimov.

Radev dhe Grinkeviç diskutuan gjithashtu një sërë çështjesh që lidhen me rritjen e ndërveprueshmërisë së Ushtrisë Bullgare brenda NATO-s, zgjerimin e transferimit të teknologjisë drejt vendit, përshpejtimin e përdorimit të dronëve dhe sistemeve kundër tyre, si edhe shfrytëzimin më efikas të instrumenteve financiare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes, përfshirë projektet për përmirësimin e lidhjeve rajonale.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova