Artikull
Një valë kërcënimesh me bomba paralizoi dhjetëra institucione në vend
Martë 7 Korrik 2026 16:14
Martë, 7 Korrik 2026, 16:14
FOTO: Nezabravka Kirova
Madhësia e shkronjave
Për të dytën ditë radhazi, një seri kërcënimesh anonime me bomba bllokoi punën e institucioneve shtetërore në të gjithë Bullgarinë, njoftoi televizioni bTV. Mesazhet elektronike masive u dërguan në orët e mëngjesit dhe numri i sinjalizimeve ishte pothuajse dyfish më i madh krahasuar me ditën e djeshme. Vala e parë e sinjalizimeve anonime kërcënuese preku më shumë se 22 qytete në Bullgari. Kryesisht shënjestër ishin gjykatat, prokuroritë dhe disa bashki të mëdha.
Kërcënimet e sotme përmbanin motive fetare, me referenca ndaj Zotit dhe paralajmërimin për një shpërthim brenda dy orësh. Përsëri u vunë në shënjestër dhjetëra gjykata, bashki, por edhe spitale dhe zyra të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave (NAP) në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv dhe një sërë qytetesh të tjera.
Punonjësit dhe qytetarët u evakuuan me urgjencë, ndërsa ekipet e Ministrisë së Brendshme bullgare kryen kontrolle të hollësishme në ndërtesa. Nuk u gjetën objekte të rrezikshme apo mjete shpërthyese dhe, deri në orët e pasdites, puna normale u rikthye në të gjitha institucionet.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova