Artikull
Ditën e tretë kërcënime për bomba: Evakuohen ministri dhe institucione
Mërkurë 8 Korrik 2026 18:19
Mërkurë, 8 Korrik 2026, 18:19
FOTO: Bashkia e qytetit Lloveç
Madhësia e shkronjave
Edhe sot u morën mbi 10 email-e me kërcënime për vendosjen e mjeteve shpërthyese në ndërtesa të ndryshme administrative në kryeqytet. Kësaj here mesazhet anonime kishin në shënjestër edhe disa ministri kyçe, njofton Radioja Kombëtare Bullgare (BNR).
Kjo është dita e tretë radhazi që Bullgaria përballet me një valë kërcënimesh të cilësuara si sulm hibrid. Gjatë dy ditëve të mëparshme u bllokuan dhjetëra gjykata, bashki, spitale dhe zyra të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave (NAP) në më shumë se 20 qytete të vendit.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova