MUZIKË

Artikull

"Vetëm" – rikthimi i Orlin Pavllovit te tingulli i klubeve

Martë, 14 Korrik 2026, 06:00

"Vetëm" – rikthimi i Orlin Pavllovit te tingulli i klubeve

FOTO: Facebook /Orlin Pavlov

Madhësia e shkronjave

Në vitet e fundit, Orlin Pavllovi është afirmuar jo vetëm si një nga këngëtarët më të njohur në vend, por e shohim edhe në mjuzikëllë, si dhe në ekranin e kinemasë dhe televizionit si aktor. Prirjet dhe angazhimet e tij krijuese janë të shumanshme, por muzika ka qenë gjithmonë në vendin e parë, siç e pohon edhe vetë ai:

"Po, gjithmonë është muzika. Ndoshta e gjykoj këtë edhe nga ajo që shoh te vajza ime – ajo e do shumë të këndojë. Natyrisht, çdo fëmijë këndon, por ajo këndon që nga mëngjesi, sapo zgjohet, deri në mbrëmje, kur shkon të flejë. Kështu isha edhe unë kur isha i vogël. Prandaj, ndoshta muzika është gjëja e parë dhe më e dashur."

FOTO: Facebook /Orlin Pavlov

Këngët e tij lindin në mënyra të ndryshme, ndonjëherë ai madje i sheh në ëndërr. Sa i përket këngës “Vetëm”, ku Orlin Pavllovi është autor i muzikës dhe i tekstit, ajo është e lidhur me fillimin e rrugëtimit të tij muzikor. Ai tregon se ka pasur nevojë për diçka të tillë – për impulsin e verës, për një rikthim te muzika e klubeve.

Për këtë arsye, ai iu drejtua sërish Denis Popstoevit, me të cilin kanë punuar mbi aranzhimin e këngës. Pikërisht së bashku me të kanë formësuar energjinë verore dhe atmosferën e freskët që e përcjell kënga.

Shihni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva