SHOQËRI

Artikull

Në Bankja festohen uji mineral, shëndeti dhe jetëgjatësia

Mërkurë, 15 Korrik 2026, 05:41

Në Bankja festohen uji mineral, shëndeti dhe jetëgjatësia

FOTO: stolica.bg

Madhësia e shkronjave

Festat tradicionale të ujit mineral, shëndetit dhe jetëgjatësisë "Goreshljaci 2026" do të zhvillohen nga 15 deri më 19 korrik në zonën e kryeqytetit, Bankja. Nisma realizohet me mbështetjen financiare të Bashkisë së Sofjes – në kuadër të Kalendarit të Veprimtarive Kulturore.

Fillimi i festimeve përkon me festën e kishës "Shën Kiriku dhe Julita", prandaj dita do të nisë me një liturgji të shenjtë patriarkale, e ndjekur nga bekimi i ujit dhe kurbani tradicional për shëndet në oborrin e kishës.Pasdite, në parkun "Kestenite", studiuesi i historisë lokale Viktor Topallov do të paraqesë në ekspozitën "Bankja boheme" shkëlqimin, prestigjin dhe madhështinë e Bankjës mbretërore para vitit 1944.

Një takim i kryetarit të bashkisë me persona jetëgjatë, një turne futbolli dhe basketbolli, një paradë me automjete retro, tregu i prodhuesve vendas, një ekspozitë në natyrë dhe një sërë koncertesh do të plotësojnë programin deri në fund të javës.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova