Artikull
Kryeministri deklaroi se Bullgaria po jep kontribut për paqen në Ukrainë
Mërkurë 15 Korrik 2026 12:29
Mërkurë, 15 Korrik 2026, 12:29
FOTO: Këshilli i Ministrave
Madhësia e shkronjave
Vendimi i Bullgarisë për të mos marrë pjesë në "Koalicionin e të Gatshmëve" për Ukrainën është një kontribut për paqen, deklaroi kryeministri Rumen Radev në fillim të mbledhjes së qeverisë. Sipas tij, këtë javë vendi dha kontributin e tij në hartimin e politikës së jashtme evropiane. "Nuk bëhet fjalë për persona, por për mbrojtjen e interesave kombëtare, ashtu siç veprojnë edhe shtetet e tjera anëtare", tha Radev, duke iu referuar paketës së 21-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë. Lajmin e raportoi gazetarja e Radios Kombëtare Bullgare, Cvetelina Stojanova.
Radev për herë të parë përmendi publikisht edhe emrin e oligarkut rus Iskander Mahmudov si personin e tretë për të cilin Sofja kërkoi që të mos përfshihet në paketën e 21-të të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë. Sipas tij, arsyeja është se një nga kompanitë e Mahmudovit importon pjesë këmbimi për trenat e vjetër rusë, të cilët janë ende në përdorim në sistemin e metrosë së kryeqytetit.
Deputeti i partisë "Vëzrazhdane", Angell Georgiev, deklaroi nga foltorja e parlamentit se, përveç Bullgarisë, edhe Italia u shpreh kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Patrikut të Moskës, Kirill, dhe se ky qëndrim është mbajtur me kërkesë të Vatikanit, njofton agjencia bullgare e lajmeve BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova