LAJME

Artikull

Ekspozitë bullgaro-maqedonase prezanton historitë e shtëpive të vjetra qytetare

Enjte, 16 Korrik 2026, 05:55

Българо-македонска изложба представя историите на стари градски къщи

Българо-македонска изложба представя историите на стари градски къщи

FOTO: Komuna e Kjustendilit

Madhësia e shkronjave

Ekspozita “Shtëpitë e vjetra qytetare tregojnë histori” do të hapet sot, 16 korrik, në muzeun “Shtëpia Emfiexhieva” në Kjustendill, Bullgaria Jugperëndimore. Ajo është realizuar nga organizata të ndryshme kulturore nga Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut dhe përbën bazën e një itinerari kulturor ndërkufitar, njoftuan nga Komuna e qytetit.

Ekspozita prezanton trembëdhjetë objekte arkitekturore nga Dupnica, Kjustendili, Kriva Pallanka dhe Kratova, të cilat i kthejnë vizitorët në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX – një periudhë gjatë së cilës qytetet në pjesën qendrore të Ballkanit përjetuan ndryshime të rëndësishme ekonomike, administrative dhe kulturore. Këto transformime lanë gjurmë në fusha të ndryshme të jetës urbane, por më së shumti u pasqyruan në arkitekturë.

Ekspozita është krijuar në kuadër të projektit Cultural Area.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva