Artikull
MPJ doli me një qëndrim lidhur me vizitën e ministres Petrova në Kiev
Enjte 16 Korrik 2026 13:23
Enjte, 16 Korrik 2026, 13:23
FOTO: MPJ
Madhësia e shkronjave
Ministrja e Punëve të Jashtme, Velisllava Petrova, nuk ka nënshkruar asnjë deklaratë me të cilën do të angazhonte Bullgarinë të forconte pjesëmarrjen e saj në të ashtuquajturin Koalicion i të Gatshmëve për Ukrainën. Kjo thuhet në një deklaratë për mediat nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Ministrja Velislava Petrova, zhvilloi një vizitë në Kiev, ku mori pjesë në Samitin “Ukraina – Evropa Juglindore”. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve tëJashtme të Ukrainës është publikuar teksti i deklaratës së nënshkruar në Kiev më 15 korrik dhe thuhet se Bullgaria është ndër vendet që e kanë mbështetur këtë dokument, njofton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva