Artikull
Në Sofje po zhvillohet takimi vjetor i ambasadorëve bullgarë
Hënë 20 Korrik 2026 10:49
Hënë, 20 Korrik 2026, 10:49
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në situatën e ndërlikuar gjeopolitike dhe rajonale,
diplomacia bullgare është e thirrur të gjejë zgjidhje dhe të formulojë
qëndrime, të cilat t’i mbrojë në formate të ndryshme dhe në aleancat ku vendi
është anëtar. Këtë e deklaroi Kryeministri Rumen Radev gjatë hapjes në Sofje të
Konferencës Vjetore me ambasadorët dhe përfaqësuesit e Bullgarisë jashtë
vendit. Për këtë nevojiten një vizion i qartë dhe prioritete të përcaktuara mirë, të cilat hartohen këtu dhe miratohen me konsensus ndërmjet
institucioneve, shtoi kryeministri.
FOTO: BTA
Qeveria do të punojë me bindjen e qartë se BE-ja dhe
NATO-ja përfaqësojnë mjedisin më të favorshëm për mbrojtjen e interesave
kombëtare të Bullgarisë, si dhe me vetëdijen se një shtet si Bullgaria nuk mund
të pranojë një botë të ndarë në sfera ndikimi dhe rishikimin e kufijve përmes
forcës, theksoi para forumit Ministrja e
Punëve të Jashtme, Velisllava Petrova,
njofton BTA.
FOTO: BTA
Mbrojtja e të drejtave të diasporës historike dhe asaj bashkëkohore, si dhe përmirësimi i shërbimeve konsullore, do të jenë një prioritet kyç. Është detyra jonë të krijojmë kushtet që ata që dëshirojnë të kthehen në atdhe të mund ta bëjnë këtë, theksoi gjithashtu Petrova.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva