LAJME

Artikull

SHBA-të kanë kërkuar urgjentisht vendosjen e avionëve cisternë në Bullgari

Hënë, 20 Korrik 2026, 11:44

Kryeministri Rumen Radev

Kryeministri Rumen Radev

FOTO: БТА

Madhësia e shkronjave

Me një notë urgjente të premten, më 17 korrik, SHBA-ja i ka kërkuar qeverisë bullgare të vendosë 8 avionë cisternë në aeroportin ushtarak „Bezmer“. Në notë është sqaruar se ata janë të destinuar për „mbështetjen“ e operacioneve ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.

Këtë e deklaroi kryeministri Rumen Radev gjatë konferencës vjetore të diplomatëve bullgarë në Sofje, njofton BTA.

„Duke iu referuar edhe marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2006 ndërmjet Bullgarisë dhe SHBA-së për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, aeroporti ‘Bezmer’, në bazë të kësaj marrëveshjeje, është një objekt për përdorim të përbashkët. Deri më tani nuk kemi dhënë miratim, sepse një vendim i tillë duhet të merret nga parlamenti. Me një vendim të qeverisë më 20 korrik do t’i propozojmë parlamentit të lejojë qëndrimin e tyre“, tha ai.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva