Artikull
Ministri i Transportit: Vendi nuk bëhet objektiv për shkak të avionëve amerikanë
Martë 21 Korrik 2026 11:59
Martë, 21 Korrik 2026, 11:59
Ministri Georgi Peev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Ekziston një marrëveshje mes Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara nga viti 2006 në fushën e mbrojtjes. Nuk është normale që avionë ushtarakë cisternë të jenë të vendosur në aeroportin civil “Vasill Levski” në Sofje. Këtë e deklaroi Ministri i Transportit, Georgi Peev, për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT).
“Baza ajrore ‘Bezmer’ është përcaktuar si bazë për përdorim të përbashkët. Duhet të jemi të sinqertë me qytetarët tanë. Kemi një marrëveshje me një shtet partner dhe, mbi bazën e kësaj marrëveshjeje, ekzistojnë procedura përkatëse. Ato duhet të respektohen. Qeveria vendosi me vendosmëri t’i zhvendosë avionët nga zemra e Sofjes. Përveç të gjitha problemeve administrative që lidhen me sigurinë dhe ndërprerjet e fluturimeve, edhe ndjena e ankthit te njerëzit nuk mund të neglizhohen lehtësisht”, shpjegoi Peev.
Ai theksoi se lejimi i vendosjes së avionëve cisternë amerikanë në bazën ajrore “Bezmer” nuk do të thotë se “vendi ynë bëhet objektiv”.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva